Arabia Saudite e zyrtarizon, Mancini bëhet trajneri më i paguar në botë: “FIGC më trajtoi si monstra e Firences”

Roberto Mancini është trajneri i ri i Arabisë Saudite dhe tani është zyrtare. Pas dorëheqjes nga pankina e Italisë, trajneri nga Jesi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027. Mancini do të drejtojë kështu përfaqësuesen saudite, që njoftimin e bëri me një video. “Pasi bëra historinë në Europë, është koha për të bërë histori në Arabinë Saudite”, ishin fjalët e tij të para.
شريطٌ من الذكريات تبدأ بعده رحلة كتابة التاريخ مع الأخضر 🇸🇦🦅 pic.twitter.com/AhJzClKsyf
— المنتخب السعودي (@SaudiNT) August 27, 2023
MESAZHI I TEKNIKUT
Mancini shkroi në profilin e tij në Instagram: “Ditët e fundit kam marrë një shprehje besimi të plotë, për personin tim dhe vlerësim për punën e bërë vitet e fundit, nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite. Ajo më ka zgjedhur për postin prestigjioz të Kryetrajnerit të Kombëtares dhe falënderoj për këtë Presidentin Yasser Al Misehal. Jam i emocionuar që kam pranuar këtë projekt të ri. Ai bazohet në ndarjen e vizionit strategjik të rritjes së sektorit të futbollit. E në veçanti të botës së të rinjve. Kjo detyrë është një njohje e vlerës që i atribuohet futbollit italian dhe gjithashtu në këtë eksperiencë do të mbaj me krenari italianitetin tonë në botë”.
“MË TRAJTUAN SI MONSTRA E FIRENCES”
E destinuar të bëjë zhurmë është deklarata e lëshuar nga Roberto Mancini për agjencinë ItalPress. Ai ka futur në lojë përbindëshin e Firences: “Ata më trajtuan si monstra e Firences, po, Pacciani”
TRAJNERI MË I PAGUAR NË BOTË
Kështu, Roberto Mancini është trajneri i zgjedhur nga arabët për të udhëhequr kombëtaren e tyre drejt Kupës së Botës 2030, atë që ata duan ta organizojnë. Objektivi i parë do të jetë përpjekja për t’u kualifikuar në SHBA-Meksikë-Kanada 2026, duke konfirmuar progresin e treguar tashmë në Katar. Në mënyrë që të jenë protagonistë për shtatë vjet.
Lexo më tej: 90 milionë euro të bëjnë të heqësh dorë nga Italia: Roberto Mancini trajneri i ri i Arabisë Saudite
Kontrata e Mancini – sipas thashethemeve – fillimisht do të zgjasë deri në janar 2027, kur Arabia Saudite do të presë Kupën e Azisë në janar. Shifrat janë marramendëse me një pagë prej rreth 70 milionë euro brenda kësaj periudhe. Impenjimet e para në pankinë do të jenë miqësoret kundër Kosta Rikës dhe Koresë së Jugut. Sipas kontratës, Mancini do të përfitojë 30 milionë euro në vit, duke u bërë kështu trajneri më i paguar në botë. Italiani kalon kështu edhe teknikun e Manchester City Pep Guardiola me 23.
#Arabia #Saudite #zyrtarizon #Mancini #bëhet #trajneri #më #paguar #në #botë #FIGC #më #trajtoi #monstra #Firences
Lapsi