VIDEO/ Luhatje e pazakontë e motit: Katër ditë pas vapës ekstreme, në Zvicër bie borë! Temperaturat ulen me 30 gradë

Pas valës së të nxehtit, Zvicra tashmë është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte, ndërsa bora tashmë është rishfaqur.
Sot, e hënë, ka rënë borë në Valais të Zvicrës jugore, në lartësinë 1638 metra.
“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri ishte 31.2 °C. Sot në orën 11.15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X (ish Twitter)./m.j
Good afternoon everyone,
Would you swap our weather for the weather they have in the Swiss Alps today, yes #snow in Saas-Fee city (1800m above sea level)
Video: Jens Guntzel pic.twitter.com/9Fi77yKFAs
— Kernow Weather Team (@KWTWeather) August 28, 2023
#VIDEO #Luhatje #pazakontë #motit #Katër #ditë #pas #vapës #ekstreme #në #Zvicër #bie #borë #Temperaturat #ulen #gradë