Portieri “fajtor” për rënien e Wisla Kraków: ultrasit e shohin në një festë e i thyejnë gishtin

Portieri i Puszcza Niepołomice, Kewin Komar u rrah nga tifozët e Wisla Kraków. Ngjarja e shëmtuar ndodhi gjatë një festivali në Wiśnicz Mały. Informacioni paraprake tregojnë për një thyerje të gishtit të madh. Situata është mjaft serioze, sa do ta pengojë atë të luajë ndeshjet e ardhshme.
Ishte një hakmarrje për humbjen e Wisła Kraków, në ndeshjen e playoff kundër Puszcza Niepołomice. Burimet e klubit Puszcza konfirmojnë gjithçka: “Diagnozën e saktë do ta dimë vetëm sot, pasi ai do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme. Studio ligjore që na përfaqëson po punon për procedurat ligjore”.
ULTRASIT E VESHUR ME TË ZEZA
Të shtunën, 20-vjeçari Kewin Komar luajti ndeshjen midis Puszcza Niepołomice dhe ŁKS Łódź në stadiumin e Wisla (fusha e Puszcza nuk u miratua për ndeshjet e Ekstraklasa, kategoria e parë polake). Pas ndeshjes ai shkoi në Wiśnicz Mały, 50 kilometra nga Krakova. Ai duhej të merrte atje nënën e të dashurës dhe të kthehej në Bochnia, ku ajo jeton. Atë ditë në në Wiśnicz Mały po zhvillohej një festë kundër zjarrit, e organizuar nga zjarrfikësit vullnetarë vendas.
Një grup ultras i Wisła Kraków “Młoda Ferajna” ishte në festival. Një grup protagonist i veprimeve veçanërisht brutale dhe agresive në kohët e fundit. Tifozët e “Młoda Ferajna” e njohën Kewin Komar dhe e vunë në shënjestër. Në qershor, portieri i Puszcza Niepołomice ishte ndër protagonistët e 4-1 të Wisla në play-off, që rezultoi me rënien e klubit të Krakovës në Kategorinë e Dytë.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve të intervistuar nga WP SportoweFakty, ata iu afruan Komar të shtunën në mbrëmje dhe filluan ta kërcënojnë. Ultrasit filluan ta rrahin portierin e Puszcza Niepołomice, duke bërtitur se ishte hakmarrje për ndeshjen e humbur të playoff-it. Nisi një ndjekje e vërtetë në zonën e festivalit, aq sa në fund zjarrfikësit organizatorë iu desh të shkonin për të shpëtuar portierin. Kewin Komar direkt nga Wiśnicz Mały shkoi në dhomën e urgjencës të spitalit në Bochnia. Aty takoiu ndesh me një nga agresorët e Komar dëgjoi t’i thoshte se nëse do të raportonte rrahjen, ata do ta gjenin sepse e dinin se ku jetonte. Komar i tha mjekut se e përplasi dorën pas murit. Por kur portieri u kthye në banesën e tij në Bochnia, para shtëpisë e prisnin disa banditë me hanxhar. Më pas lojtari thirri policinë.
#Portieri #fajtor #për #rënien #Wisla #Kraków #ultrasit #shohin #në #një #festë #thyejnë #gishtin
Lapsi