Tech

Takim me këshilltarët bashkiakë të PD, Basha: Mbi 120 zëra që kumbojnë për interesat e qytetarëve s’janë pak, është gabim të biem në kurthin…!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim më të zgjedhurit e kësaj force politike në këshillat bashkiakë.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se mbi 120 zëra, nëse do të kumbojnë për interesat e qytetarëve, nuk janë pak, por shumë.

Sipas Bashës, qytetarët nuk duhet të bien në kurthin e numrave dhe shtoi se të gjithë janë fajtorë për mjedisin politik shqiptar.

“Në zgjedhjet e 14 majit, si rezultat i atyre shkaqeve që i dinë gjithë qytetarët, PD ishte larg rezultatit dhe përfaqësimit tradicional në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Por pavarësisht luftës nga të gjitha drejtimet të atyre që duan të ruajnë këtë gjendje, nuk ia dolën ta pengojnë përfaqësimin e PD në çdo këshill bashkiak. Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave.

Diskutimi sot është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo, është mbyllur në numra, në pushtetin e pak njerëzve. Edhe numrat e mëdhenj jo gjithmonë i shërbejnë interesave të mëdha. Asgjë që nuk është e mirë për qytetarët tanë, nuk mund të jetë e mirë për PD-në. Ata që ulen për herë të parë si përfaqësues të votuesve, atëherë në këtë sallë gjendet jo vetëm opozitarizëm i vërtetë, por më shumë.

Mbi 120 zëra, nëse kumbojnë për interesat e qytetarëve që ju kanë votuar, nuk janë pak, por janë shumë. Bëhen edhe më shumë po të kemi parasysh se në këtë situatë ku ndodhet vendi, të paktë janë zërat mes 140 deputetëve që flasin për hallet e njerëzve.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe fajtorë që sot në debatin politik shqiptar, politikanët e zgjedhur apo të emëruar, flasin për lloj lloj gjërash, por pak ose aspak për ato që kanë rëndësi për njerëzit”, është shprehur Basha./m.j

#Takim #këshilltarët #bashkiakë #të #Basha #Mbi #zëra #që #kumbojnë #për #interesat #qytetarëve #sjanë #pak #është #gabim #të #biem #në #kurthin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button