Video/ Haaland shënoi gol, një tifoz i hidhet mbi shpinë: ishte Flanagan, ish-kampioni i botës në boks

Një gol i Erling Haaland në Premier League nuk është më lajm, por ai ndaj Sheffield gjeti një mënyrë për t’u bërë i paharrueshëm. Pasi mposhti Foderingham, norvegjezi i Manchester City nuk e festoi golin vetëm me shokët e tij. Pikërisht kështu, sepse nga tribuna një tifoz ka është hedhur mbi shpinën e numrit 9. Haaland e mori me sportivitet dhe bëri mirë. Tifozi që festoi me të ishte ish-kampioni i botës në boks Terry Flanagan. Vetëm pak sekonda festim së bashku, përpara se të mbërrinin stjuardët, të cilët e bllokuan dhe e nxorrën jashtë.
Lexo më tej: Video/ Rodri ngjit City në krye të Premier: në 2-1 ndaj Sheffield protagonist edhe Haaland
Haaland kishte duruar një pjesë të parë zhgënjyese në Bramall Lane pasi humbi një penallti për herë të parë që kur u bashkua me City. Norvegjezi, sidoqoftë, nuk gaboi kur pati një tjetër mundësi pas pushimit, duke goditur me kokë në krosimin e Jack Grealish.
Ai nuk dukej se ishte në humorin e duhur për të festuar golin e tij fillimisht, dukshëm i mërzitur nga humbja e mëparshme e penalltisë. Por një tifoz tepër i ekzaltuar për të festuar me të u hodh nga tribuna mbi Haaland, duke e bërë të ndryshojë mendje.
Duke u shfaqur nga hiçi, tifozi iu hodh në shpinë Haaland dhe e puthi në faqe. Mediat shpejtuan të zbulojnë se tifozi në fjalë ishte ish-kampioni i botës, Terry Flanagan.
Flanagan mbajti titullin WBO në peshën e lehtë midis viteve 2015 dhe 2017. Boksieri bëri katër mbrojtje të suksesshme të brezit përpara se të ngjitej në peshë.
Fan runs onto pitch and celebrates with Haaland🤣 pic.twitter.com/kWqewSk18c
— YOUR FOOTBALL SOURCE (@footiesourceay) August 27, 2023
#Video #Haaland #shënoi #gol #një #tifoz #hidhet #mbi #shpinë #ishte #Flanagan #ishkampioni #botës #në #boks
Lapsi