Aktualitet

Video/ Cardoso ngrihet, motori i Da Rocha e përplas: të dy pilotët humbin jetën në aksidentin tragjik në Brazil

da Rocha

Tragjedi në Brazil gjatë një gare në kampionatin kombëtar Moto 1000 GP në cirkuitin Zilmar Beux në Cascavel, një qytet në shtetin e Parana. Dy pilotë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur, pothuajse në fund të xhiros së parë. Në daljen nga një kthesë, motori i 42-vjeçarit André Verissimo Cardoso rrëshqiti dhe përfundoi në tokë. Piloti u ngrit por u godit me forcë nga një tjetër motor, që mbërriti në atë moment. 38-vjeçari Erico Verissimo da Rocha, nuk arriti të frenonte dot, me Cardoso që kishte mbetur në mesin e pistës.

Lexo më tej: Video/ Tragjedi në Moto3: humb jetën 19 vjeçari që e shtypën kolegët në pistë

Të dy pilotëve iu dha menjëherë ndihma mjekësore, por gjendja e tyre u shfaq shumë e rëndë. Cardoso e Da Rocha humbën jetën menjëherë pasi u shtruan në spital. Pas aksidentit gara u ndërpre, më pas organizatorët vendosën ta anulojnë në shenjë zie.




#Video #Cardoso #ngrihet #motori #Rocha #përplas #të #pilotët #humbin #jetën #në #aksidentin #tragjik #në #Brazil

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button