Rama zbulon pa dashje foton që mban në ekranin e kompjuterit të tij
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë të gjatë për gazetën greke “Kathimerini” që u transmetua këtë të diel dhe që u transmetua (si zakonisht) në faqen e tij në Facebook dhe në të gjitha mediat shqiptare. Por për herë të parë Rama zbuloi edhe një detaj nga zyra e tij në kryeministri.
Çfarë foto mban kreu i qeverisë shqiptare në desk-un e komjuterit të tij. Në momentin e fundit të intervistës, kur po mbyllte lidhjen me zoom me gazetarin grek, Rama shfaqi (me ose) pa dashje për herë të parë edhe pamjen e kompiterit të tij. (foto poshtë)
Ai që shihni në foton më lart është Papa Gjon Pali II. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë moment të rrëzimit të tij. Është një vepër arti e realizuar nga artisti i njohur italian Maurizio Cattelan e quajtur “Ora e nëntë” apo siç njihet në gjuhën e thjeshtë “Papa goditet nga një meteor” të vitit 1999.
“Ora e nëntë” prezanton Papa Gjon Palin II të shtrirë në tokë pas goditjes dhe me një shprehje në fytyrë të ngjashme me atë që të thirrjes së Krishtit në kryq: “Pse më ke braktisur?”. Ajo shkaktoi mjaft polemika pasi u ekspozua në Akademinë Mbretërore të Londrës dhe më pas në Varshavë. U shit shtëpia e ankandeve Christie’s në vitin 2001 për 886 mijë dollarë.
Vepra është interpretuar në mënyra të ndryshme. Disa e lexuan atë si një koment mbi reputacionin e Kishës Katolike për mbulimin e skandaleve nën sipërfaqen e saj morale. Të tjerë e kanë parë si sugjerim që edhe postet më të larta të pushtetit mund të jenë të pambrojtura. Duket se Cattelan sugjeron se edhe njeriu më i shenjtë në traditën katolike romake mund të mos jetë i sigurt nga fatkeqësitë.
Fillimisht vepra u paraqit në këmbë, por më pas Cattelan-it, të pakënaqur i lindi ideja e meteorit duke u shprehur: “Kuptova që e kisha rrëzuar figurën e babait”. A janë këto mesazhet që Rama i përcjell vetes sa herë që hap kompjuterin e zyrës? ©
#Rama #zbulon #dashje #foton #që #mban #në #ekranin #kompjuterit #të #tij
Lapsi