Tech

O Qazim more Qazim, ardhja jote veç na nxin. Gamor ti, gamor kush t’pruni, Prap se prap mbetesh tek huni

Riatdhesimi i eshtrave të ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit, ka ngjallur sërish debate. Palët janë të ndara, në ata që e konsiderojnë si figurë patriotike dhe intelektuale, e të tjerë që e etiketojnë si kolaboracionist për shkak se ishte nënpunës i lartë gjatë nazi-fashizmit.

Në një intervistë për Report tv, mbesa e tij,, Fatbardha Mulleti u shpreh se komedia “Prefekti” e Besim Levonjës, shënoi jetën e familjarëve të tij, duke i bërë objekt tallje djalin e vetëm dhe bashkëshorten, me këtë pjesë dramaturgjike që ajo e konsideron tërësisht të tjetërsuar. Më tej tregoi se autori i komedisë, të cilin vetë Qazim Mulleti kishte ndërhyrë për ta shpëtuar nga burgu i Tiranës, nuk kishte komunikuar asnjëherë me ta, por as artistët e tjerë nuk kërkuan kurrë falje.

Opinioni edhe në këtë pikë është i ndarë, duke konsideruar se artistët nuk duhet të lidhen me ccështjet politike të kohës. Një nga aktorët që ka luajtur në komedinë “Prefekti” është Astrit Çerma, i cili ka reaguar si më poshtë lidhur me lojën e tij aktoriale në këtë pjesë.

“E kam luajtur ‘Prefektin’ rreth 100-150 herë. Ndofta edhe më tepër, sepse vetëm në skenën e Skampës me sa mbaj mend ishin mbi 120 shfaqje. Nga këto përjashto 14 shfaqje ku luajti i nderuari Hysen Biza dhe ku të dy ishim dublantë në dy rolet e Qazimit dhe memecit..Komedia fillonte me leximin e traktit:

O Qazim more Qazim,

Puna jote aferim.

Gomar ti, gomar kush të vuni

Sot a nesër valon druni..

Tani s’na mbete gjë tjetër veç ta fillojmë KOMEDINË me tjetër “trakt”:

O Qazim, more Qazim,

Ardhia jote veç na nxinë,

Gomar ti, gomar kush të pruni,

Prap se prap mbetesh tek..huni…’, shkruan aktori në mediet sociale.

/a.r

#Qazim #Qazim #ardhja #jote #veç #nxin #Gamor #gamor #kush #tpruni #Prap #prap #mbetesh #tek #huni

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button