Tech

Vdekja e kamarierit në Sarandë, saldatori: Pajisjen e montova para 4 vitesh, nuk është kontrolluar më

Burime nga grupi hetimor thanë se 43-vjeçari Allkushi ishte me profesion saldator dhe nuk ishte i licensuar për t’u marrë me aktivitetin e montimit të ashensorëve.

I arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Allkushi ka treguar se gjatë këtyre 4 viteve nuk i ishte kërkuar që të kryente kontrollin e ashensorit në lokalin ku humbi jetën 17 vjeçari Antonio Deliaj.

“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.

Në kërkim policia shpalli pronarin e lokalit, Spiro Iliadhin. 37 vjeçari akuzohet për shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia deklaroi të shtunën se shkak u bë këputja e kavos së ashensorit që shërbente kryesisht për transport materialesh për furnizimin e lokalit.

Ndërsa në reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbykjqyrjes së Tregut thuhej se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, ndaj edhe më herët nuk ka patur inspektime nga ky institucion.

/a.r

#Vdekja #kamarierit #në #Sarandë #saldatori #Pajisjen #montova #para #vitesh #nuk #është #kontrolluar #më

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button