Aktualitet

Shpërthime në një pikë karburanti në Bukuresht, 1 viktimë e 34 të plagosur

Dy shpërthime në një pikë karburanti në periferi të Bukureshtit i kanë marrë jetën të paktën një personi dhe kanë lënë të plagosur tetë persona të tjerë.

Shpërthimi i parë shkaktoi një zjarr masiv duke i shtyrë zyrtarët në vend që të zbatonin protokollin e emergjencës dhe të paralajmëronin njerëzit të qëndronin larg zonës së Crevedia-s, në verilindje të qendrës së qytetit.

Shpërthimi i dytë ndodhi pasi zjarrfikësit hynë për të luftuar flakët. Pas shpërthimit të dytë, 26 zjarrfikës mbetën të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë Alexandru Rafila konfirmoi vdekjen e një personi dhe iu referua një vdekjeje të dytë të mundshme. Megjithatë, gjasat janë që numri i viktimave të rritet më tej.

Shpërthimi shkaktoi gjithashtu evakuimin e shtëpive private aty pranë, njëra prej të cilave mori flakë.

Përveç tetë personave të plagosur në shpërthimin e parë, dy persona që punonin në zonën ku shpërtheu zjarri rezultojnë të humbur, tha Petre në intervistë.

Në vendngjarje janë dërguar disa autoambulanca dhe një helikopter, si dhe është ngritur një njësi emergjente për të ofruar ndihmën e parë.

/a.r

#Shpërthime #në #një #pikë #karburanti #në #Bukuresht #viktimë #të #plagosur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button