Aktualitet

“Barbie”, filmi me fitimet më të mëdha të vitit 2023?

Filmi Barbie vazhdon të korr sukses pak më shumë se një muaj pasi u shfaq premierë në kinema.

Filmi i udhëhequr nga Margot Robbie kaloi “The Super Mario Bros. Movie” si filmi me fitimet më të larta të vitit 2023 deri më tani në arkat e brendshme, raportuan disa media të enjten. Shifrat më të fundit të arkëtimeve ditore të Barbie e sollën filmin në 575.4 milionë dollarë në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga publikimi i tij më 21 korrik. Super Mario Bros, i lëshuar më 5 prill, është 574.2 milionë dollarë të fituar në të gjithë vendin, sipas Box Office Mojo.
 Filmi Super Mario Bros, i bazuar në videolojërat e njohura të Nintendo-s dhe me zërin e Chris Pratt, mbetet filmi me fitimet më të larta të vitit 2023 në botë, megjithëse The Hollywood Reporter parashikoi që Barbie do të zërë vendin nr. 1 global në shtator.

Barbie megjithatë kapërceu  “The Dark Knight” të vitit 2008 të Warner Bros si publikimi i brendshëm me fitimin më të lartë ndonjëherë javën e kaluar. Deadline vuri në dukje se Harry Potter i vitit 2011 dhe Deathly Hallows: Part 2 azhdon të jetë megjithatë filmi i kompanisë me fitimin më të madh në botë.


Ndërkohë, filmi “Super Mario Bros.” u bë filmi i dytë i animuar me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në qershor, pasi kaloi hitin “Frozen” të Disney-t në vitin 2013 në arkat botërore. Frozen II, nga viti 2019, mbetet nr. 1 ndër filmat e animuar.n Filmi theu rekordet për fundjavën më të madhe të hapjes në mbarë botën për një film të animuar dhe fundjavën më të mirë të hapjes për një film me videolojë kur u publikua në prill. /

#Barbie #filmi #fitimet #më #të #mëdha #të #vitit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button