Shëndeti

Helmimi i polakëve në Vlorë| AKU merr mostrat e ushqimeve dhe gjobit me 600 mijë lekë anijen “Black Pearl”

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka marrë mostrat e ushqimit nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë që përfunduan mbrëmë në spitalin e Vlorës me shenja helmimi.

Sipas informacioneve të siguruara të rinjtë  kanë konsumuar ushqim në anije.

Sipas burimeve AKU ka gjobitur anijen “Black Pearl” me vlerën e 600 mijë lekëve për mungesë të kushteve higjieno sanitare.

Mësohet se shumica e të rinjve që u paraqitën dje në spital shumica është larguar me të marrë ndihmën mjekësore por u është kërkuar të qëndrojnë në Vlorë derisa të kalojë rreziku dhe të mos nisen drejt Shkodrës.

Turi me anije në Sazan
Fëmijët polakë u nisën në 05:00 të mëngjesit të djeshëm nga Barbullushi i Shkodrës ndërsa rreth orës 09:00 – 10:00 janë nisur me anijen ‘Black Pearl’ në Sazan.

Ata dyshohet se kanë konsumuar pulë të pjekur, sallatë, patate të skuqura, ujë, kola, lëngje dhe pjepër.
Fëmijët e helmuar që morën trajtim të posaçëm në spitalin e Vlorës ishin të moshave 14-15 vjeç.

 

#Helmimi #polakëve #në #Vlorë #AKU #merr #mostrat #ushqimeve #dhe #gjobit #mijë #lekë #anijen #Black #Pearl

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button