Tech

Gjarpri i kishte mbështjellë këmbën, i moshuari e kafshon: Mendova se do të vdisja

Një 68-vjeçar u zgjua në shtëpinë e tij dhe ajo që gjeti e tmerroi për vdekje. Një gjarpër ishte mbështjellë rreth këmbës së tij dhe po e shtrëngonte, e ajo që i moshuari bëri në panik e sipër ishte ta kafshonte, gjë që sipas tij, funksionoi.

“Isha aq i dëshpëruar sa edhe e kafshova, por funksionoi dhe munda të çlirohesha”, tha për Fox News Sarayuth Malachan, një roje sigurie që jeton në Tajlandë. “Më dukej sikur do vdisja duke luftuar me pitonin”.

Malachan u zgjua nga gjumi i tij për shkak të dhimbjes therrëse rreth kyçit të këmbës më 21 gusht. Ai gjeti një piton të madh të mbështjellë nga këmba e tij deri te gjuri me dhëmbët e tij në mish.

Gjarpri, i identifikuar si një piton me rrjetë, është i zakonshëm në të gjithë Azinë Juglindore dhe renditet si një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë, ai ha shpesh njerëz, kafshë shtëpiake dhe gjarpërinj të tjerë.

#Gjarpri #kishte #mbështjellë #këmbën #moshuari #kafshon #Mendova #të #vdisja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button