Aktualitet

PAMJET/ Helmohen 20 fëmijë polakë në Vlorë

turistë fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Rreth 20 fëmijë polakë janë paraqitur me simptoma helmimi në spitalin rajonal të këtij qyteti. Ata kishin udhëtuar nga Shëngjini me autobus dhe më pas gjatë ditës duke bërë guidën turistike Karaburun – Sazan.

Këta fëmijë të moshës 14-15 vjeç u paraqitën në spital të gjithë me të njëjtat simptoma, si të vjella, dhimbje barku dhe këputje. Mes të sëmurëve ka edhe fëmijë të mitur. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën. Për momentin është e paqartës e ku janë helmuar dhe cili është shkaku i helmimit.

“Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën. Kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale, por situata është nën kontroll. Po kryhet një hetim epidemiologjik për shkaqet. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna” – drejtoresha e spitalit të Vlorës, Bruna Mersini.


Mediat raportojnë se dyshimet janë ushqimi i konsumuar në Karaburun, ushqimi i marrë në anije ose nga ushqimi që këta turistë kanë marrë me vete të paketuar nga hoteli. Në spitalin e Vlorës ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. ©

 

 

#PAMJET #Helmohen #fëmijë #polakë #në #Vlorë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button