Tech

Helmimi i të miturve/ Turistët polakë në Vlorë, drejtoresha: Erdhën me autobus nga Shkodra, shkak mund të jetë edhe ekspozimi në diell

Rreth 70 fëmijë polak janë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Vlorës për shkak të një helmimi në anije.

Drejtoresha e spitalit rajonal Vlore Bruna Mersini tha se ende nuk dihet nëse helmimi ka arhdur për shkak të ushqimit të kon sumuar apo për shkak të vapës, pasi fëmijët polak kanë qenë në udhëtim gjithë ditën e dielli mund të ketë ndikuar.

Ajo tha se pavarësisht se në spital janë shoqëruar të 70 fëmijët, rreth 20 prej tyre kanë shenja helmimi dhe gjendja e tyre paraqitet e qendrueshme.

“Janë turistë nga Polonia. Këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra, pastaj kanë marrë anijen për në Karaburun. Gjendja e tyre është në kontroll”,-tha Drejtoresha e spitalit rajonal Vlore Bruna Mersini.

E pyetur se nga ka ardhur helmimi, mjekja tha:

“Ky është një shqetësim se edhe ne mjekët fillojmë hetimin epidemiologji, sapo të kryhen hetimet mjekësore, do kemi përgjigjen se nga ka ardhur. Këta janë fëmijë dhe vapa e qëndrimi në diell mund të ketë ndikuar”.

Edhe Lorena Arapaj, drejtoresha e urgjencës në Vlorë u shpreh se shkak i fëmijëve të helmuar nga Polonia mund të ketë qenë edhe ekspozimi në diell.

“Aktualisht kemi 20 deri në 25 dhe diku 6-7 të rinj në repartin e pediatrisë. Mendojmë se këta fëmijë janë nisur nga Shkodra, mund të ketë qenë ekspozimi i tepërt në diell ose ndonjë ushqim që kanë ngrënë gjatë rrugës.

Për momentin nuk kemi informacion nëse do të i vijnë të tjerë, janë stabël.”- tha Arapaj./m.j

#Helmimi #të #miturve #Turistët #polakë #në #Vlorë #drejtoresha #Erdhën #autobus #nga #Shkodra #shkak #mund #të #jetë #edhe #ekspozimi #në #diell

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button