Aktualitet
Zjarri në Shpirag / 50 efektivë të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar luftojnë me flakët

Zjarrfikësit vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve të zjarrit në Malin Shpirag në Berat.
50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme kur zjarri mori përmasa të mëdha.
Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se situata është e vështirë për shkak të terrenit, por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.
/a.r
#Zjarri #në #Shpirag #efektivë #të #mjete #dhe #helikopteri #Cougar #luftojnë #flakët