Life Style

Tentoi të kontrabandonte mallra në vendin tonë, arrestohet 39 vjeçari nga Kosova (EMRI)

Policia ka arrestuar një 39 vjeçar nga Kosova pasi po tentonte të fuste mallra kontrabandë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Halit Demiri banues në Prishtinë u kap në flagrancë në pikën kufitare të Morinës. Ai drejtontë një automjet tip “Volkswagen” ku u gjetën një shumëllojshmëri mallrash dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Disa prej këtyre mallrave hyjnë në kategorinë për të cilat duhet paguar akcizë.

Njoftimi i Policisë:

PKK Morinë/Intensifikohen kontrollet në hyrje/dalje, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare.

Tentoi të kontrabandonte në vendin tonë, një shumëllojshmëri mallrash (disa prej të cilave me akcizë), kapet në flagrancë dhe arrestohet 39 vjeçari nga Kosova.

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme, në vendin tonë. Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Tentoi #të #kontrabandonte #mallra #në #vendin #tonë #arrestohet #vjeçari #nga #Kosova #EMRI

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button