Tech

Ulje e temperaturave dhe vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Në pjesën e parë të ditës, ultësira perëndimore paraqitet me intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në republikën e Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimeshe dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët e pasdites sjellin shtim gradual të vranësirave, por nuk priten reshje. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

#Ulje #temperaturave #dhe #vranësira #reshje #shiu #parashikimi #motit #për #sot

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button