Euro rritet ndjeshëm, arrin pranë 110 Lekëve! Forcohen edhe Dollari, Poundi e Franga zvicerane

Monedha Euro ka njohur një rritje të menjëhershme në tregun e këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte, 1 Euro këmbehet me 109.8 Lekë duke fituar 1.45 pikë më shumë në 24 orët e fundit.
Vetëm në 2 javët e fundit, Euro është forcuar me rreth 7 pikë. Një trend rritës kanë pasur edhe monedhat e tjera si Dollari Amerikan që tashmë këmbehet me 100.5 Lekë.
Gjithashtu gjithnjë e në rritje kanë ardhur edhe Paundi britanik dhe Franga zvicerane.
Rritja e kërkesës së bizneseve për valutë të huaj, gjithashtu afrimi i fundit të sezonit turistik, por dhe ndërhyrjet e Bankës Shqipërisë janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në forcimin e monedhave të huaja.
/a.r
#Euro #rritet #ndjeshëm #arrin #pranë #Lekëve #Forcohen #edhe #Dollari #Poundi #Franga #zvicerane