Aktualitet

Lajm i fundit/ Doland Trump niset drejt burgut të Georgia

trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është nisur drejt Georgia për t’u dorëzuar në burgun e Qarkut Fulton. Ai akuzohet se për ngritjen e një skemë me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në 2020-ën. Ishte rezultati i këtij shteti që i shkaktoi humbjen e një mandati të dytë ish-kreut të shtëpisë së bardhë.

Ish-presidentit do t’i merren shenjat e gishtave dhe për herë të parë do të vendoset përpara një muri dhe do t’i merret fotografia. Kjo foto pritet më pas të publikohet nga autoritetet. Trump pritet të rikthehet në një datë të mëvonshme për të paraqitur një kërkesë në gjykatë. Lirimi me kusht i tij është caktuar në 200 mijë dollarë që Trump nuk e ka të vështirë t’i paguajë.

Sipas kushteve të marrëveshjes që avokatët bënë me autoritetet, Trump-it i ndalohet të frikësojë bashkë-të pandehurit e tij, dëshmitarët ose viktimat e supozuara në këtë rast, përfshirë edhe në mediat sociale. Trump i mohon të 13 akuzat e ngritura ndaj tij ku përfshihet shantazhi dhe deklaratat e rreme. Ai thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.


Të mërkurën, ish-avokati i tij Rudy Giuliani dhe të bashkëpandehurit e tjerë u dorëzuan në burg për të njëjtin rast. Kjo është çështja e katërt penale e Trump, pasi ai kandidon sërish për zgjedhjet e vitit 2024. Ish-presidenti shkroi në platformën e tij në rrjetet sociale se planifikon të dorëzohet në burg në orën 19:30 me orën lokale. Procesi pritet të zgjasë më pak se 1 orë. Burimet i thanë CBS News se ish-presidenti do të trajtohet si çdo i pandehur tjetër.

Përveç nxjerrjes së fotografisë është rutinë që të pandehurve t’u merren shenjat e gishtërinjve dhe t’u skanohet syri për identifikim biometrik. Është ende e paqartë se kur Trump do të dalë para gjyqit për të deklaruar fajësinë. Prokurori ka sugjeruar që të 19 personat e akuzuar të dalin në gjyq javën e parë të shtatorit, por gjyqtari ende nuk e ka pranuar këtë kërkesë. ©

#Lajm #fundit #Doland #Trump #niset #drejt #burgut #të #Georgia

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button