Tech

Ish-presidenti Trump do të dorëzohet në një burg në Xhorxha

Donald Trump do t’u dorëzohet të enjten autoriteteve në Xhorxha me akuzat se kishte planifikuar në mënyrë të paligjshme për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet. Atij i është rezervuar një vend në burgun e qarkut, hera e parë kjo për një ish-president amerikan.

Dorëzimi i Trump, që vjen mes një lëkundjeje të papritur të ekipit të tij ligjor, pason debatin presidencial në Milwaukee e një nate përpara mes rivalëve të tij kryesorë për nominimin republikan në 2024.

Prania e tij në Xhorxha, ndonëse ka të ngjarë të jetë e shkurtër, ka tërhequr sërish vëmendjen e kundërshtarëve.

Akuzat nga prokuroria e Qarkut Fulton përbëjnë çështjen e katërt penale kundër Trump që nga muaji mars kur ai u bë ish-presidenti i parë në historinë e SHBA-së, që paditet. Që atëherë, ai është përballur me akuza federale në Florida dhe Uashington dhe këtë muaj u padit edhe në Atlanta së bashku me 18 të tjerë – përfshirë ish-shefin e tij të shtabit, Mark Meadows dhe ish-kryebashkiakun e Nju-Jorkut, Rudy Giuliani.

Çështjet penale dhe daljen para gjykatave, Trump i ka përdorur këto për fushatë.

Ndihmësit e tij i përshkruajnë akuzat si pjesë e një përpjekjeje të motivuar politikisht për të ulur shanset e rizgjedhjes së tij si president.

Prokurori Fani Willis u ka dhënë kohë të pandehurve deri të premten pasdite për t’u dorëzuar në burgun kryesor të Qarkut Fulton.

Dhjetëra mbështetës të Donald Trump u mblodhën të enjten që në mëngjes jashtë godinës, disa orë përpara se ish-presidenti të dorëzohet në burgun e Qarkut Fulton.

#Ishpresidenti #Trump #të #dorëzohet #në #një #burg #në #Xhorxha

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button