Aktualitet
Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë i moshuari në Fushë Arrëz

Viktor Nika 65-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Fushë Arrëz.
Mësohet se 65-vjeçari ishte kthyer në banesë pasi jetonte në Tiranë.
Detaje nga policia:
Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V. N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
#Bie #në #kontakt #energjinë #elektrike #ndërron #jetë #moshuari #në #Fushë #Arrëz
Lapsi