Aktualitet
Konsumoi aksidentalisht metadon, ndërron jetë e mitura nga Saranda

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës, vajza 1 vjeç e gjysmë, e cila konsumoi metadon aksidentalisht dhe u dërgua nga Saranda në kryeqytet. Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.
Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine. Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike. Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.
#Konsumoi #aksidentalisht #metadon #ndërron #jetë #mitura #nga #Saranda
Lapsi