Kishte probleme me gruan, ish-oficeri hap zjarr në një dyqan, 4 të vdekur dhe 6 të plagosur

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë në një dyqan biçikletash në Kaliforni të SHBA, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.
Dy nga të plagosurit të cilët po marrin trajtim mjekësor ndodhen në gjendje kritike për jetën. Në mesin e viktimave është edhe autori, një ish-oficer policie në pension. Ai u qëllua disa minuta pas krimit nga policia amerikane.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar krimin e rëndë, por mediat amerikane shkruajnë se ngjarja mund të jetë agravuar si pasojë e problemeve familjare mes ish-oficerit të policisë dhe gruas së tij.
Autoritet amerikane ende nuk kanë zbuluar identitetin e autorit dhe pritet që detajet e ngjarjes të zbardhen pas hetimeve.
/a.r
#Kishte #probleme #gruan #ishoficeri #hap #zjarr #në #një #dyqan #të #vdekur #dhe #të #plagosur