Kush ishin pasagjerët e tjerë që udhëtonin me Prigozhin?

Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes ku u rrëzua avioni që transportonte kreun e grupit të militantëve Wagner, Yevgeni Prigozhin dhe krahun e tij të djathtë Dmitry Utkin.
Mediat ruse kanë dhënë detaje se kush ishin personat e tjerë që udhëtonin në bord dhe cili ishte roli i tyre në ushtrinë e Wagner.
Valeriy Chekalov, konsiderohet si një ndër miqtë më të ngushtë të Prigozhin. Ai i kishte qendruar në krah liderit të Wagner që nga vitet 2000. Chekalov ishte përgjegjës për logjistikën e Wagnerit, dhe mbikëqyrte kontratat për furnizimin me ushqim për ushtrinë, si dhe projektet jashtë shtetit që përfshinin kërkimin gjeologjik, prodhimin e naftës ose bujqësinë.
Yevgeny Makaryan, raportohet të ketë qenë një drejtues lokal policia. Iu bashku Wagner në 2016 gjatë luftimeve në Siri dhe njihej me nofkën “Makar”.
Sergej Propustin, ishte një luftëtar i Wagner që nga viti 2015 dhe kishte luftuar në luftën e dytë çeçene. Ai mendohet se furnizonte Prigozhin me shumë nga truprojat e tij personale.
Alexander Totmin, i njohur me pseudonimin “Tot”, njihej nga publiku i gjerë për postimet e tij në rrjetet sociale të jetës së tij luksoze.
Nikolai Matuseev. Dossier Center nuk arriti të gjente një person me atë emër në listat ruse, por ata gjetën një ‘Nikolai Matusevich’ i cili ka luftuar me Wagnerin që nga viti 2017.
/a.r
#Kush #ishin #pasagjerët #tjerë #që #udhëtonin #Prigozhin