Aktualitet
Përgjaket rruga Sarandë – Ksamil, vdesin në aksident dy turistë italianë, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Ksamil, pranë kthesës për në plazhin e Manastirit.
Mësohet se si pasojë e përplasjes së një motori me një automjet në orën 02:30, dy persona kanë vdekur në vend. Viktimat janë dy turistë italianë teksa Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e tyre.
Gjithashtu mësohet se në spitalin e Sarandës kanë mbërritur disa persona të plagosur, mes tyre dy banues në Sarandë, një 16 dhe një 17-vjeçar.
Policia dhe ambulanca që kanë shkuar në vendin e ngjarjes pritet të zbardhin edhe identitetet si dhe shkaqet e aksidentit.
/a.r
#Përgjaket #rruga #Sarandë #Ksamil #vdesin #në #aksident #turistë #italianë #disa #të #plagosur