Aktualitet

Keqpërdorimi/ Ilir Beqaj nxjerr videot e doktorëve pro sterilizimit

I rrezikuar nga një hetim më i thelluar i SPAK për koncesionin e sterilizimit, ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vendosur të adoptojë qasjen e shefi të tij, Edi Rama: Unë bëj punë të mira pa[ka se ndokush mund të hajë kumblla dhe dardhë pas shpinës sime. Pra mbrojtja e Beqajt konsiston në strategjinë se sterilizimi i paisjeve mjeksore kirurgjikale duhej bërë me doemos pavarësisht se e gjitha ka degraduar në një garë të dyshimtë dhe problematike. Eshtë e njëjta strategji si ajo e atyre që kur i pyesnin për abuzimet në rrugën e kombit ta kthenin në të kundërtën. Pushtetarët e atëhershëm të përgjigjeshin: Ti je kundër rrugës. Ose kur flitej për vjedhjen te unaza e re, kundërsulmi qe: ti nuk e do zhvillimin e qytetit. 

LEXO ME TEJ:

Reagimi/ Ku fut ujë alibia e Beqajt për udhëtimet me Ilir Rrapajn 

Pra edhe ish-ministri i shëndetësisë, për të cilin gjykata ka kërkuar një hetim të thelluar, ka vendosur të mbrohet me këtë strategji. Por për ta përforcuar atë ka zgjedhur një metodë aspak elegante, që askush që ka disa skrupuj, nuk ka guxuar ta bëjë më parë. Ai ka ripërdorur disa thënie mjekësh, nga më të njohurit në vend, madje edhe shefa shërbimesh, që kanë lavdruar procesin e ri të sterilizimit, menjëherë sapo ka nisur, në disa video propoganidstike që u janë kërkuar gjatë kohës që Beqaj ishte ministër.


Skanimi/ Treshja që planifikoi goditjen 76 milionë euro me sterilizimin 

“Më mirë se vetë mjekët askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare. Në vijim janë dëshmitë e disa mjekëve të nderuar e të respektuar. I kërkoj ndjesë që po i përdor pa lejen e tyre, por gjenden lirshëm nëse kërkon në Google”, ka shkruar Beqaj në një postim në faqeb e tij në Facebook ku ka publikuar edhe videot.

Aty dëgjohen me zë dhe figurë rilindasi Arben Gjata, Mentor Petrela, Arben Beqiri, Edmond Çeliku, Arvin Dibra, Arben Zenelaj, Dritan Alushani, Edvin Prifti etj, që ish ministri do ti përdori njësoj si[ bënte Veliaj me aktorët që firmosën për shembjen e teatrit. Edhe ata ulërisnin se duhej një teatër i ri, ndërkohë që përligjnin shkallmimin edhe këta dalin pro rinovimit steril, për të mos folur për vjedhjen. Ndërkohë që kolegë të tyre patën guximin të bënin dhe llogaritë e shifrave, madje të denonconin edhe në SPAK fitimet marramendëse që ishin parashikuar për mjekun e shndërruar në Perugia në ndërtues, Ilir Rrapajn. 

Për ta justifikuar këtë rektori i Universitetit Arben Gjata, i hetuar për këtë koncesion nga SPAK, tregon në sfondin e një muzike të ëmbël se falë kësaj nisme do zëvendësohen paisjet kirurgjikale të kohës së Kinës.

Shefi i neurokirurgjisë Mentor Petrela, e qauan këtë shërbim të ri një revoluicion.

Ndërsa shefi i kardiologjisë Edvin Prifti tregon se kjo i shërben shumë pacientit

 

Natyrisht shumë kush prej tyre që ka dhënë mendimin në shtatë videot e publikuara, ka folur si znat[i dhe jo si intelektual, që sheh përtrj hundës së tij. Ata janë marë me veglat, [ar[aftë, përparset e reja dhe jo më të tërën.

Ndonëse duket qartë se këto prononcime u janë kërkuar, duhet theksuar se ato janë bërë kur lakrat e koncesionit të sterilizimit nuk kishin plasur sheshit.

E megjithatë, të ripublikuara tani kur SPAK ka hapur dyert e burgut ato marrin një ngjyrim tjetër. Prandaj dhe figurat publike dhe njerëzit me reputacion duhet të jenë të kujdeshsëm kur e thonë fjalën, qoftë edhe kur ia kërkojnë për një qoqë. Se vjen një ditë që ai që i ke bërë qokën ta keqpërdor atë në mënyrën më të ulët të mundshme.

©

#Keqpërdorimi #Ilir #Beqaj #nxjerr #videot #doktorëve #pro #sterilizimit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button