Aktualitet
Identifikohet shoferi i BMW që përfundoi i përplagosur në pedonalen e liqenit Artificial
Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që u përfshi në aksidentin në Liqenin Artificial të Tiranës.
Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë dhe dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit.
Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.
/f.stafa
#Identifikohet #shoferi #BMW #që #përfundoi #përplagosur #në #pedonalen #liqenit #Artificial