Life Style

Çfarë po ndodh? SHBA thërret në Uashington 32 hetues të BKH dhe dy Prokurorë të Posaçëm

Një grup prej 32 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorë të Posaçëm përfunduan një vizitë studimore në SHBA ku morën pjesë në disa takime më homologët e tyre amerikanë të forcave të rendit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se vizita studimore u zhvillua në Uashington DC dhe Akademinë Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Kuantiko, Virxhinia.

Grupi vizitoi gjithashtu Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Qendrën e Bashkërendimit dhe Analizës (Fusion) në Maryland, Departamentin e Policisë në Baltimore dhe Administratën e SHBA kundër Narkotikëve (DEA).

“Bisedime të dobishme për të dyja palët u kryen për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni publik, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës, të arratisurit ndërkombëtarë, marrëdhëniet me mediat, asetet virtuale dhe analizat financiare në hetime komplekse, udhëheqja, negociatat e krizave, shëndetësia dhe mirëqenia, eksplozivët dhe zhvillimi i burimeve njerëzore”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së.

Programi është pjesë e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) i drejtuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA me financim nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit të SHBA (INL).

/a.r

#Çfarë #ndodh #SHBA #thërret #në #Uashington #hetues #të #BKH #dhe #Prokurorë #të #Posaçëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button