Aktualitet

Sondazhi, skenari socio-politik kombëtar? Minxhozi: Inflacion, emigracion kemi pasur. Fenomene të ngulitura në trupin e shoqërisë shqiptare

“ABC News” dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.

Analisti Skënder Minxhozi, komentoi rezultatet e këtij sondazhi të publikuara këtë në hënë në “Real Story”. Minxhozi u shpreh se teorikisht ato që duhet të ishin gjeneruesit e problemeve ndodhen në “katin e poshtëm” të listës si shqetësime., duke shtuar se do të duhet të kishte një vetëdije pak më të lartë.

“Kudo ku kemi ndjekur procese elektorale këto kanë qenë temat. Më bën përshtypje se më duket sikur ka një kundërvënie… Kur ti ke inflacion, papunësi, pensione të ulëta, duhet të kishe në nënvetëdije pak më të lartë…Duket si tabelë me dy pamje…Do shtoja se ndoshta këto fenomene i shohin si të këqija endemike në trupin e këtij vendi dhe jo si të këqija që lidhen me një keqqeverisje të caktuar. Dhe kjo është e vërtetë, sepse inflacion, paga të ulëta kemi pasur. Pra janë fenomene kaq të ngulitura në shoqërinë shqiptare, sa konsiderohen si të vlefshme në çdo kohë”, tha Minxhozi.


#Sondazhi #skenari #sociopolitik #kombëtar #Minxhozi #Inflacion #emigracion #kemi #pasur #Fenomene #të #ngulitura #në #trupin #shoqërisë #shqiptare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button