Sondazhi për zgjedhjet e 11 majit, Fabio Biccari: Metodologjia dhe marzhi i gabimit

ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
Sondazhi është zhvilluar për periudhën dhe pjesë e të anketuarve janë mbi 6000 me një marzh gabimi minimal.
“Shqiptarët e kontaktuar janë më shumë se 6 mijë dhe intervistat e plotësuara dhe ata që i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve janë më shumë se 2 mijë persona.
Fabio Bikari, profesor i strategjisë dhe anëtar i presidencës së Angi Ricerche tregoi detaje:
“Marzhi i gabimit, nga pjesa jonë sot është minimal. Sipas eksperiencës sonë. Por, jetojmë në një periudhë politikë shumë të cenatë dhe çdo gjë mund të ndodhi. Sipas eksperiencës dhe shembullit të zgjedhjeve të fundit, kanë demostuaruar se puna jonë afrohet shumë më përfundimit. Kufiri i gabimit jemi 2-5%.
Sondazhi do të publikohet çdo të hënë në orën 20:00 në Real Story, në programin e drejtorit editorial të ABC NeWs, Sokol Balla, në komentet e analistëve, ndër më të njohurit në vend.
#Sondazhi #për #zgjedhjet #majit #Fabio #Biccari #Metodologjia #dhe #marzhi #gabimit
Java News