“Nuk më pëlqeu fare”, Rudi Garcia e ajo fraza konfliktuale ndaj Osimhen

Frosinone u dorëzua 1-3 përballë Napolit, që debutuan qetësisht si kampionë të Italisë, pavarësisht disavantazhit fillestar. Skuadra e teknikut Rudi Garcia rikuperoi pa probleme duke rrëmbyer tre pikët e para të sezonit. Tërheqës i skuadrës, edhe njëherë, i zakonshmi Osimhen, autor i një dygolëshi. Por jo gjithçka që shkëlqen është flori dhe Garcia gjeti disa neglizhenca dhe detaje që nuk i pëlqyen. Mes tyre edhe një sjellje e sulmuesit nigerian.
GARCIA KRITIKON OSIMHEN
Dy gola dhe një paraqitje prej lideri nuk i mjaftuan Osimhen për të marrë lëvdata nga trajneri i ri Garcia. Trajneri francez nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë dhe pas ndeshjes me Frosinone bëri të ditur se nuk e vlerësoi qëndrimin e Osimhen në pjesën e parë: “Në fazën sulmuese, nuk ka asgjë për të thënë. Ai shënoi dy gola dhe ishte tërheqësi i skuadrës. Nuk më pëlqeu fare në fazën mbrojtëse dhe ia bëra të qartë këtë në pushim”.
Lexo më tej: Në Napoli mbërrin menaxheri, Osimhen rinovon: AdL i thotë jo 130 milionë eurove të Al Hilal
MË TEPËR PRESING
Trajneri francez ka dashur më shumë pjesëmarrje nga nigeriani në fazën mbrojtëse, pavarësisht avantazhit të fituar që në pjesën e parë: “Në të kaluarën ai ushtronte presion më shumë dhe mbronte më mirë. E korrigjuam këtë dhe në pjesën e dytë luajtëm me më shumë cilësi”. Siç duket, për Rudi Garcia nuk mjaftojnë vetëm golat.
#Nuk #më #pëlqeu #fare #Rudi #Garcia #ajo #fraza #konfliktuale #ndaj #Osimhen
Lapsi