Tech
24-vjeçari humb kontrollin e mjetit në autostradë, përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Elbasan-Tiranë.
Ngjarja ndodhi Rreth orës 10:30, ku 24–vjeçari A. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës.
Nga përplasa është dëmtuar i riu, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.
Sipas policisë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./f.s
#24vjeçari #humb #kontrollin #mjetit #në #autostradë #përfundon #në #spital