Tech

Lajmi që i zbehu festën! Kapitenia e Spanjës mëson pas finales se humbi babanë: E di që më ke parë

Të triumfosh në Kupën e Botës është një arritje që çdo futbolliste e ka ëndërr. Mirëpo, gëzimi i këtij trofeu për kapitenen e Spanjës Olga Carmona, u zbeh pasi mësoi menjëherë pas finales së madhe, se babai i saj kishte ndërruar jetë. Carmona, e cila shënoi golin e vetëm teksa Spanja mundi Anglinë për të fituar trofeun, postoi një foto në rrjete sociale dhe një mesazh dedikuar babait të saj.

“E di që më ke parë sonte dhe je krenare për mua. Pusho në paqe babi. Dhe pa e ditur, unë kisha yllin tim para se të fillonte ndeshja. E di që më ke dhënë forcën për të arritur diçka unike”, ka shkruar ajo.

Babai i mbrojtëses së majtë të Real Madrid kishte luftuar me një sëmundje të gjatë, nga ku nuk ia doli që të triumfonte.

/a.r

#Lajmi #që #zbehu #festën #Kapitenia #Spanjës #mëson #pas #finales #humbi #babanë #që #më #parë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button