Aktualitet

“Më ke bërë magji”, arrestohet 48-vjeçari në Mat që rrihte bashkëjetuesen

Një 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Kjo e fundit, si pasojë e dhunës është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj saj, kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

/a.r

#Më #bërë #magji #arrestohet #48vjeçari #në #Mat #që #rrihte #bashkëjetuesen

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button