Aktualitet

Shiste kanabis tek turistët, efektivët e policisë aksion në “Beach Bar” për të arrestuar kolegun

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Forcat e Posaçme Operacionale zhvilluan një aksion në një lokal veror në Sarandë ku arrestuan një punonjës policie dhe bashkëpunëtorin e tij të cilët shisnin lëndë narkotike tek turistët.

Në pranga ka rënë punonjësi i policisë R.B., efektiv në Komisariatin e Policisë Kufitare të Sarandës, si dhe bashkëpunëtori S.V.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin kanabis tek turistët duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 100 doza, një armë zjarri e tipit TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet dhe një shumë monetare prej 555 euro, 20 pound dhe 20.000 lek.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

/a.r

#Shiste #kanabis #tek #turistët #efektivët #policisë #aksion #në #Beach #Bar #për #të #arrestuar #kolegun

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button