Dibër, i doli zjarri jashtë kontrollit dhe shkrumboi 2 hektarë sipërfaqe pyjore, prangoset një shtetas
Megjithë sensibilizimin e madh nëpërmjet medias që policia dhe forcat zjarrfikëse po bëjnë, sërish nuk ka të ndalur fenomeni i zjarrvenieve që dalin jashtë kontrollit.
Një shtetas ndezi një zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve, por si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe e madhe toke ne fshatin Çidhen në Diber.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë, çoi në identifikimin dhe procedimin penalisht të autorit të zjarrvënies.
Policia e Dibrës, pasi ka marrë njoftim se në fshatin Çidhën, kishte rënë zjarr dhe po përhapej me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës.
Shërbimet e Policisë së bashku me forcat zjarrëfikëse vunë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij. Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar edhe në inteligjencën policore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin H.K., 68 vjeç, banues në Dibër.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 68-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
/a.r
#Dibër #doli #zjarri #jashtë #kontrollit #dhe #shkrumboi #hektarë #sipërfaqe #pyjore #prangoset #një #shtetas