Aktualitet

Uji i Gjirokastrës në Pulja/ Deputetja e PD: Çmenduri dhe papërgjegjshmëri!

Projekti i lajmëruar në mediat italiane për furnizimin me ujë të rajonit të Puljas në Itali përmes ujit të Gjirokastrës është konsideruar një çmenduri nga Ina Zhupa, deputete e PD-së. Madje sipas saj do të jetë uji i Syrit të Kaltër që do të shfrytëzohet për këtë qëllim përmes tubacioneve nën det.

Komentet Zhupa i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku shprehet se mediat po raportojnë këto lajme dhe vendosjen e tubacioneve pas pushimeve të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Vlorë, ku u prit nga homologu shqiptar Edi Rama. “Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje me tubacione në Syrin e Kaltër” shkruan Zhupa.

Në mediat italiane është raportuar në fund të majit të këtij viti se qeveria shqiptare ka dhënë dakortësi për dërgimin e ujit në Itali. “Shqipëria derdh një pjesë të mirë të ujit të pijshëm në det, ndërsa ne kemi nevojë për ujë” citohet të thonë zyrtarët italianë. Megjithatë nga qeveria shqiptare siç ndodh zakonisht nuk ka asnjë transparencë për këtë projekt, duke lënë hapësirë për spekulime.


SYRI KALTËR NUK ËSHTË MALL NË SHITJE!

Dje dhe sot mediat japin lajme në lidhje me vendosjen e tubave tek Syri i Kaltër me qëllim furnizimin me ujë të rajonit të Puglias në Itali. Edhe vizita miqësore e kryeministres Meloni, lidhet me këtë sipas burimeve mediatike.

Nuk është hera e parë që dëgjohen të tilla përpjekje me Italinë dhe me Greqinë por do ishte cmenduri, papërgjegjshmëri dhe antiligjore një projekt i tillë me cilindo shtet.

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie natyrore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje me tubacione në Syrin e Kaltër. Aq më pak të mund të mendohet apo pranohet dicka e tillë për shtetet fqinje.

Si deputete përfaqësuese edhe e Finiqit, bashkisë ku ndodhet Syri i Kaltër do kërkoj informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

#Uji #Gjirokastrës #në #Pulja #Deputetja #Çmenduri #dhe #papërgjegjshmëri

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button