Dosja e SPAK/ U zhduk kontrata origiinale e koncensionit të sterilizimit, sekuestruam kopjen

- Kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur, sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e Antikorrupsionit.
Kontrata e firmosur nuk është gjetur në arkivën e ministrisë së Shëndetësisë dhe është sekuestruar kopja e dokumenteti.
Sipas SPAK, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse.
Në dosje thuhet se “dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit”.
“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, shkruhet në dosje.
Pritet që ky skandal të zgjerojë edhe më tej hetimet për aferën me koncesionin e sterilizimit.
Kujtojmë se deri më tani 7 zyrtarë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, fituesi i koncesionit, janë akuzuar zyrtarisht nga SPAK për veprat penale korrupsion, falsifikim dhe mashtrim.
Në pranga kanë rënë, biznesmeni Rrapaj dhe ish-zv.minitri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
#Dosja #SPAK #zhduk #kontrata #origiinale #koncensionit #të #sterilizimit #sekuestruam #kopjen
Lapsi