Aktualitet

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, uragani Hilary drejt Kalifornisë Jugore

Uragani Hilary pritet të godasë Kaliforninë Jugore të dielën si një stuhi e rrallë tropikale, duke shkaktuar përmbytje, erëra të forta dhe rrebeshe të forta.

Banorët janë urdhëruar të evakuohen, parqet dhe plazhet janë mbyllur dhe kanë nisur përgatiten për operacionet e shpëtimit nga vërshimi i ujërave.

Hilary tani është një stuhi e Kategorisë 1 me erëra me shpejtësi maksimale prej 85 miljesh në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.

Uragani pritet të dobësohet në një stuhi tropikale përpara se të arrijë në SHBA – por ka të ngjarë të ketë ende një goditje të fuqishme në jugperëndim, me përmbytje “katastrofike dhe kërcënuese për jetën.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën për një pjesë të madhe të Kalifornisë Jugore në përpjekje për t’i paraprirë pasojave shkatërruese të uraganit.

#Shpallet #gjendja #jashtëzakonshme #uragani #Hilary #drejt #Kalifornisë #Jugore

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button