Aktualitet
Tragjike/ Humb jetën 32-vjeçarja, e zuri korrenti në dush

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik mbrëmjen e së shtunës, teksa një 32-vjeçare ka humbur jetën duke u larë në dush.
Viktima është identifikuar me inicialet I.M., njofton policia.
Bëhet e ditur se 32-vjeçarja ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ka qenë duke u larë në dush. Për pasojë humb jetën menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
#Tragjike #Humb #jetën #32vjeçarja #zuri #korrenti #në #dush