Tech

“Më vjen turp”/ Meloni: Faturën e restorantit në Berat, e pagova në emrin tim

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka reaguar në lidhje me rastin ku 4 italianë ikën pa paguar nga një restorant në Berat.

Në një postim në rrjete sociale, ajo shkruan se ka qenë kryeministri Edi Rama që i ka treguar për rastin, gjatë vizitës që Meloni pati në vendin tonë.

Ajo shprehet se Italia nuk nështë një komb që s’respekton punën e tjetrit dhe shprehet se faturën e ka paguar personalisht.

Postimi i plotë:

Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që u arratisën në një restorant lokal pa paguar faturën. Pronari, pasi fotot e arratisjes u bënë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe ishin të lumtur.

Me vjen turp, sepse Italia që dua te përfaqësoj nuk është një Komb qe e ben veten te flase jashte per keto gjera, qe nuk respekton punen e te tjereve, qe mendon se eshte per te qeshur duke ua hedhur te tjereve. Kështu vendosa t’i kërkoja ambasadorit të shkonte të shlyente faturën, të cilën e pagova personalisht. Asgjë e madhe, në fakt as që raportova për këtë.

Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën të gjithë të bien dakord për diçka kaq të parëndësishme.

/f.stafa

#Më #vjen #turp #Meloni #Faturën #restorantit #në #Berat #pagova #në #emrin #tim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button