Aktualitet
Zjarr në Qeparo, era e fortë e vështirëson punën për fikjen nga ajri

Prej ditës së djeshme zjarri në Qeparo vijon të djegë sipërfaqe të madhe pyjore. Zjarri ka rënë në një mal të pyllëzuar. Për të bërë të mundur shuarjen e këtyre flakëve është ndërhyrë me helikopter nga ajri, ndërsa situata duket të jetë ende kritike.
Era e fortë e vështirëson punën e helikopterit, i cili ka hasur pengesë në mbushjen e ujit dhe transportin e tij drejt vatrave aktive të zjarrit.
Abc News ka siguruar pamje, teksa duken përpjekjet e helikopterit, për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Aktualisht, referuar deklaratave të policisë, raportohet se nuk ka rrezik për banesat./f.stafa
#Zjarr #në #Qeparo #era #fortë #vështirëson #punën #për #fikjen #nga #ajri