Shëndeti
Plagosje me armë zjarri në Lezhë, dyshimet e para

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Gjadër të Lezhës mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve, mësohet se ka mbetur i plagosur 24-vjeçari Dorian Gjini. Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spital.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke mbledhur prova për të zbardhur dinamikën, si dhe për të identifikuar autorin/ët.
#Plagosje #armë #zjarri #në #Lezhë #dyshimet #para