AktualitetDurresi Sot
Durrës – Ndahet nga jeta mjekja e njohur

Mjekja e njohur e spitalit të Durrësit, Terezina Lleshi (Pali) është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare,
Doktoresha e njohur punoi deri në vitet e fundit të jetës me përkushtim si reomatologe në shërbim të qytetarëve të Durrësit.
Vitet e fundit ajo u zhvendos në Itali, ku dhe mbylli sytë përgjithmonë.
Lajmin e hidhur e bënë me dije vetë familjarët, ndërkohë që njoftojnë se varrimi bëhet ditën e shtunë datë 25-03-2023 në Pordenone, Itali.