Zyrtare/ S’ka më dilema: Luçiano Spalletti është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

Federata Italiane e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha dilemave, duke zyrtarizuar Luçian Spallettin si trajnerin e ri të përfaqësueses, pak ditë pas largimit të papritur të Roberto Mançinit nga drejtimi i saj.
Federata Italiane, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me Spallettin, teksa ai niste punën në ditët e para të shtatorit, kur do të bëhej edhe prezantimi i tij gjatë grumbullimit të përfaqësueses italiane për eliminatoret e Euro 2024, kur Italia luan ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.
“I japim mirëseardhjen Spallettit, kombëtarja kishte nevojë për një trajner të madh dhe jam shumë i lumtur që ka pranuar drejtimin teknik të të kaltërve. Entuziazmi dhe kompetenca e tij, do të jenë thelbësore për sfidat që presin Italinë në muajt në vijim”, tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina./m.j
#Zyrtare #Ska #më #dilema #Luçiano #Spalletti #është #trajneri #kombëtares #italiane #të #futbollit