Arrestimet e “sterilizimit” 100 mln euro/ GJKKO jep vendimin për 8 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, ish-zv.ministrin e Shendetesise, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj të arrestur këtë të enjte për koncesionin e sterilizimit dhënë 8 vite më parë.
Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.
Gjithashtu gjykata la në fuqi masat edhe për 6 personat e tjerë të akuzuar për këtë çështje. Gjykata vendosi që drejtuesi ekonomik dhe juridik të ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj të hetohen me masën e arrestit të shtëpise, ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata dhe tre anëtarët e tjerë të komisionit, Petref Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi do të hetohen në masën e detyrimit të paraqitjes.
#Arrestimet #sterilizimit #mln #euro #GJKKO #jep #vendimin #për #të #akuzuarit
Lapsi