Aktualitet
E mitura sulmon njerkën e saj, arrestohet

E mitura sulmon njerkën e saj, arrestohet
Një vajzë është arrestuar në fshatin Drenoc të Prishtinës për sulm ndaj njerkës së saj.
Kjo e fundit, tha policia, s’ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Drenoc, Prishtinë 06.02.2025 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi ajo kishte sulmuar njerkën e saj. Viktima ka pësuar lëndime, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
#mitura #sulmon #njerkën #saj #arrestohet
gazetablic.com