Panik në ajër, avioni shpërthen në flakë 30 minuta pas nisjes (VIDEO)

Një avion i Southwest Airlines që fluturonte nga Hjustoni në SHBA, në drejtim të Kankunit në Meksikë, ka marrë flakë në ajër.
Rreth 30 minuta pas nisjes një nga motorët e avionit ka shpërthyer në flakë, duke detyruar pilotët që të bëjnë ulje emergjente në aeroportin “William P. Hobby” të Hjustonit.
Videot e realizuara nga pasagjerët tregojnë flakët që dalin nga një prej motorëve të tij.
Ngjarja ku u përfshi avioni Boeing 737 ndodhi të martën e 15 gushtit.
Linja ajrore me bazë në Dallas tha se avioni pësoi një “problem mekanik” menjëherë pas ngritjes.
Ai u ul në mënyrë të sigurt dhe po i nënshtrohet riparimit, ndërsa kompania ka sqaruar se një tjetër avion dërgoi pasagjerët në Kankun.
/a.r
#Panik #në #ajër #avioni #shpërthen #në #flakë #minuta #pas #nisjes #VIDEO