Tech

Shqipëria kryeson me fluksin e fluturimeve, Rama: Vit fantastik, kthesa e madhe ka kohë që ka nisur

Shqipëria prej muajsh kryeson renditjen e vendeve me rritjen më të mëdha në ulje – ngritje të avionëve civil.

Ndërsa publikoi statistika nga “EUROCONTROL”, kryeministri Edi Rama u shpreh se kthesa e madhe ka kohë që ka nisur.

“Ja dhe Shqipëria turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama.

Sipas tij, “kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”.

/a.r


#Shqipëria #kryeson #fluksin #fluturimeve #Rama #Vit #fantastik #kthesa #madhe #kohë #që #nisur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button